Dita ditës Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku po tregojnë me anë të rrjeteve sociale pjesë nga përditshmëria e tyre, ku vazhdon të mungojë prania e njëri tjetrit.
Edhe pse ende nuk ka një reagim publik për të sqaruar situatën, postimet e tyre lënë shumë për të kuptuar.
Së fundmi, videot e Xhensilës me fëmijët kanë qenë gjithnjë pa praninë e Besit, ndërsa ditën e sotme ajo bëri një tjetër postim ku konfirmoi zërat që qarkullojnë prej kohësh.
Tek shfaqet e lumtur dhe e buzëqeshur, këngëtarja tregon se në këtë jetë i mjafton të ketë vetëm diell, vajzën dhe djalin, Ajka dhe Amen.