Alba Renai ka mbi 5400 ndjekës në Instagram mirëpo nuk ekziston. Ajo është një influencuese virtuale, por kjo nuk e ka ndaluar që të nisë karrierën e saj në televizion.
Alba do të prezantojë “Supervivientes”, versioni spanjoll i “Ishullit të njerëzve të famshëm”. Reality show do të transmetohet në TeleCinco, një televizion i menaxhuar nga Mediaset España.
Edhe zëri i saj nëpër video duket i modeluar nga softueri. Zëri nuk përputhet me lëvizjet e gojës dhe fytyra e Albës është më ndryshe se në foto. Reagimi i përdoruesve nuk është shumë i ngrohtë.
Ndër komentet më të shpeshta janë ata që pyesin se pse produksioni nuk zgjodhi të fokusohej tek një prezantuese e vërtetë.
Megjithatë jemi shumë kuriozë të shohim si do të vijojë kjo eksperiencë.