Soni Malaj ka dhënë një intervistë të rrallë për Klan Kosova, ku ishte e ftuar në “Sol”, duke zbuluar detaje për jetën e saj, karrierën, të bijën dhe humbjen e të atit.
Megjithë rrëfimin e saj të detajur, një nga sekuencat është bërë virale në TikTok janë komentet kur ajo ka folur për të bijën, Anën, e cila aktualisht është 12 vjeç. Soni ka ndaluar në mënyrën si po e edukon dhe rrit të bijën duke shpjeguar se sidomos kur ka qenë më e vogël, i kushtonte shumë vëmendje dhe mundohej të qëndronte sa më shumë me të.
“Jam munduar gjithmonë ta bëjë të kuptojë se ka një ndryshim mes Sonit si këngëtare në skenë dhe Sonit si mami në shtëpi. I flas gjithmonë që të kuptojë se edhe nëse mami vishte veshje provokuese nëpër performanca për të nuk ka shanse të ndodhë. Jam e rreptë”, ka thënë ndër të tjera Soni. Malaj theksoi se Ana nuk ka telefon edhe pse është 12 vjeç, por pranon se nuk e ndalon dot ekspozimin e saj ndaj rrjeteve sociale në klasë me shokët e shoqet.
“Ana e di që mami është nga Tropoja dhe është shumë fanatike. E di ajo që kërcet druri ndonjëherë dhe unë nuk toleroj shumë”, vazhdon Soni deklaratën duke qeshur.
Video, e cila i ka kaluar 100 mijë klikime, është kometuar shumë dhe nuk janë pak nga ata që shprehen të habitur për mënyrën si Soni flet për dhunën.
“Jemi në 2024-ën, si mund të thuash kërcet druri”, shkruan dikush. Ndërsa një tjetër komenton: “Bëj ç’të them unë, por jo çfarë bëj unë”. “Nuk e di a e ke marrë parasysh që kjo fjalia për kërcitjen e drurit do e lëndojë vajzën tënde dhe mbase do bullizohet për këtë që ke thënë”, shkruan një tjetër. “Jam kurioze si ia shpjegoni fëmijëve kur i nxirrni sheshit këto deklarata”, thotë një komentuese. “Si muhabet rruge”, shton një tjetër.
@daiilywithmee #soni #foryoupage #viralvideo #fyp #foryou ♬ original sound – Dailywithme🗞️