Sara dhe Bardhi po jetojnë të lumtur historinë e tyre të dashurisë jashtë shtëpisë së Big Brother VIP.
Çifti ishte mbrëmë në studion e spektaklit, nga ku kanë shkrepur edhe disa foto.
Sara i ka postuar fotot duke pyetur ndjekësit nëse po e shohin prime-n, por mes komenteve të shumta ka rënë në sy komenti i motrës së Bardhit.
”Zemat e mia”- ka shkruar ajo, duke shuar edhe një herë dyshimet që u ngritën pas hyrjes në BBV, se motra e Bardhit nuk ishte dakort për lidhjen e tij me Sarën.
Gjithashtu, pak kohë më parë Sara tha në një intervistë se familja e Bardhit e ka pritur shumë mirë gjatë vizitës së saj në Kumanovë.