Prej disa javësh tashmë, Heidi dhe Romeo i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre e megjithatë vazhdimisht e kanë mbështetur njëri-tjetrin, edhe pse të ndarë.
Gjatë pasdites së sotme, dyshja kanë diskutuar me njëri-tjetrin në oborr, larg pjesës tjetër të banorëve, ndërsa ka ardhur dhe një deklaratë nga ana e Heidi për Romeon.
“Gjithë këtë periudhë unë kam dashur të pajtohem me ty dhe kam qenë keq vetëm prej teje. Unë kam qenë gjithmonë nga ana jote, edhe në lojë edhe si njeri e të gjitha. Nuk po bëj lojë.” – shprehet Heidi, ndërsa Romeo i thotë ‘prandaj nuk dua të flas se nuk dua të të lëndoj.’