Pak ditë më parë, Egla Ceno dhe Rike Roçi patën një debat mjaft të fortë me njëra-tjetrën, i cili agravoi me hedhje pane në kokë. Ishte modelja ajo që shkoi dhe mori panën dhe ia hodhi aktores.
Ky gjest u dënua nga Vëllai i Madh, i cili të shtunën e kaluar i nxori dy banoret në nomimin ‘kokë më kokë’. Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, ishte Rike ajo që u eliminua nga votat e publikut, por që fati ishte me të pasi kishte biletë kthimi.
E duket se këtë debat ato kanë vendosur që t’a lënë pas, pasi mëngjesin e sotëm Egla dhe Rike kanë biseduar shumë qetë me njëra-tjetrën dhe për tema të rëndësishme.
Teksa po shijonin rrezet e diellit në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, aktorja e njohur ka folur në lidhje për dëshirën për të qenë nënë. E në një moment Rike e pyet nëse “e ka menduar ndonjëherë që të adoptojë fëmijë?”.
Pjesë nga biseda:
Egla: Kur nuk erdhi, nuk erdhi, shnet. Po erdhi, do vijë. Unë nuk dua ta sforcoj te vetja këtë gjë.
Rike: Kam një shoqe që është 45-46 vjeçe që ka adoptuar fëmijë
Egla: Shumë mirë ia ka bërë, unë po them se e vlerësoj dhe admiroj…
Rike: Që kanë atë kurajo po thua ti
Egla: Po. Është zgjedhje shumë personale