Diola Dosti dhe sipërmarrësi nga Kosova, Erolld Belegu kanë zgjedhur rrjetet sociale për të bërë të ditur për publikun marrëdhënien e tyre, të cilën e kanë vulosur me një sërë fotografish të përbashkëta dhe një postim emocionues në Instagram.
Në mbishkrimin e fotografive, çifti ka shprehur gëzimin e tyre për të ndarë këtë kapitull të ri.
“Në mes të pëshpëritjeve dhe dritave mahnitëse, ne gjetëm njëri-tjetrin. Ky udhëtim nuk është vetëm rreth vendeve ku kemi qenë, por për vendet ku do të shkojmë, së bashku.
Ndaj miqve tanë, familjes, dhe mbështetjes së pakufizuar nga të gjithë ju, ju faleminderit që respektoni historinë tonë ndërsa ajo zhvillohet. Këtu është për dashurinë, të qeshurat dhe aventurën që na pret”, shkruan çifti.