Teksa të gjithë presin me padurim 22 marsin kur do të nisë “Ferma VIP”, një tjetër konkurrent është zbuluar.
Bëhet fjalë për moderatorin dhe aktorin Florian Agalliu.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Agalliu duke e quajtur këtë mision si ndër më të bukurit që ka ndërmarrë.
“Së shpejti do të mbyllem, në rastin më të keq 3 muaj, në rastin më të mirë 1 javë. Më datë 22 mars fillon Ferma VIP, besoj keni dëgjuar për të. Unë do të jem një nga konkurrentët”, tha Flori.
“Ferma VIP” nis më 22 mars në ekranin e Vizion Plus me moderatore Fjoralba Ponarin.