Dashi-Do të jetë një ditë e qetë, por pa emocione të mëdha. Neptuni do të dominojë në sektorin e financave dhe do të sjellë përmirësime të ndjeshme.
Demi-Disa ide të vjetra ose zakone të këqija po ju pengojnë që të ecni përpara, por kjo nuk duhet të ndodhë për një kohë të gjatë. Gjithçka që duhet të bëni është të përqendroheni në vendin ku doni të jeni, dhe të shikoni se çfarë po pengon rrugën tuaj.
Binjakët-Kjo ditë do ju gjejë nën tension dhe të nervozuar. Mundohuni që të ruani qetësinë dhe të mos reagoni, të paktën sa të kalojë dita, kur situata do të vijë drejt përmirësimit.
Gaforrja-Dita e sotme edhe pse në përgjithësi do të duket e qetë, do të ketë momente melankolike për shkak të Hënës. Në mbrëmje ndoshta ardhja e dikujt do të bëjë që gjendja shpirtërore të përmirësohet.
Luani-Bëni mirë që të ruani ekuilibrat, madje më mirë mos bëni asgjë se sa të bëni dëme. Duke qenë se do të jeni shumë nervoz, mund të humbni shumë shpejt qetësinë, por pasojat do të jenë të mëdha. Nga e marta situata do të përmirësohet.
Virgjëresha-Sot do t’i druheni më të keqes, por nuk do të ndodhë. Gjendja e ankthit mund të ndikojë negativisht, duke iu bërë më të kujdesshëm dhe më të stepur për një vendim që në një moment tjetër do ta kishit shumë të thjeshtë për ta marrë. Mos humbisni qetësinë.
Peshorja-Ashtu siç dielli lëviz në anën e kundërt të shenjës tuaj këtë fundjavë ju mund të prisni çështje partneriteti ose disa çështje të tjera që do t’iu vijnë në kokë. Kjo është diçka e mirë pasi do t’iu detyrojë të merrni disa vendime të vështira që nuk keni mundur t’i merrnit dot më parë. Jini të vendosur.
Akrepi-Jeta në çift do të jetë paska e trazuar sot, megjithatë nëse tregoheni të duruar dhe toleroni herë pas here gjërat do përmirësohen shpejt. Financat do të jenë më mirë se sa ju mendonit.
Shigjetari-Miqtë dhe të afërmit po kërkojnë nga ju që ta ngadalësoni pak ritmin e jetës në mënyrë që të kuptoni se çfarë është me e mirë për jetën tuaj. Kushtojuni më shumë vëmendje njerëzve tuaj të dashur.
Bricjapi-Sot mos dilni në konkluzione pasi është thuajse e sigurt se do të jeni gabim. Sidomos në shtëpi, duhet t’i jepni partnerit apo familjarëve mundësinë që të tregojnë çfarë kanë mendojnë dhe çfarë janë të aftë të bëjnë.
Ujori-Sot do t’ju karakterizojë një entuziazëm dhe një dëshirë për të ndërmarrë gjëra dhe vendime të rëndësishme. Është ky shpirti i duhur për të ecur përpara.
Peshqit-Parashikohet një ditë neutrale, ku do të përfshiheni nga nostalgjia e së kaluarës dhe dëshira për të bërë diçka që nuk keni mundur. Përqendrohuni në të tashmen, në dashuri dhe punë, ku pritshmëritë do të jenë të mira./tvklan.al