Aktorja Elia Zaharia ka folur sërish për incidentin që u kthye në skandal para pak ditësh me një lidhje telefonike në emisionin “Zona Zero” në Top News, ku tregoi detajet e situatës me ish-bashkëshortin, princin Leka.
Ajo ka rrëfyer se e gjithë kjo situatë erdhi si “rrufe në qiell të hapur” sepse deri në atë moment procesi i ndarjes po shkonte mirë. Më tej, Zaharia tregoi se gjatë incidentit me të atin ishte e pranishme edhe e bija, ndaj ky fakt e kishte rënduar më tepër situatën.
Kur u pyet për reagimin e saj të ashpër në videon që është bërë tashmë virale, Elia u përgjigj:
“Unë arsyet i kam sqaruar edhe në organet përkatëse. (Ndodhi) për shkak të konfrontimit që pashë midis ish-bashkëshortit tim dhe babait. Nuk do të kisha zgjedhur kurrë që kjo të ndodhte dhe aq më tepër të servirej, pasi është një moment intim, familjar. Përpos statusit, unë jam njeri prej mishi, gjaku dhe shpirti.”
Ndërsa sa i përket mënyrës si ka ndikuar kjo ngjarje te vajza, Zaharia nuk u pronocua shumë, por shpjegoi se është e lënduar dhe për hir të vajzës ka vendosur të mos flasë dhe të mos hedhë baltë mbi askënd.
Kujtojmë se çifti po përballet në një çështje të hapur gjyqësore, pasi akuzojnë njëri-tjetrin për dhunë.
E gjithë situata shpërtheu kur doli lajmi se princi kish denoncuar ish-vjehrrin për dhunë në një nga rastet kur ai shkoi të takonte vajzën e vogël Geraldinë. Ndërkohë Elia dhe i ati, Gjergji denocuan gjithashtu princin Leka dhe thanë se ishte ai që i sulmoi dhe i goditi i pari. Ekspertiza mjeko-ligjore e para pak ditëve ka konfirmuar se në krahët dhe duart e Elia Zaharisë janë gjetur shenja dhune.
I ati i Elias, u shpreh se është i moshuar dhe nuk mund të dhunojë askënd, ndërsa princi supozon se ai i ka qëlluar me një statujë druri dhe i ka grisur xhupin në prani të vajzës. Sipas tij, debatin e nisi Gjergji, i cili iu drejtua me fjalë ofenduese.
Më pas, në rrjet qarkulloi edhe një video (të cilën besojmë e keni parë), ku Leka filmonte ish-bashkëshorten në një gjendje të rënduar, e cila qante dhe i bërtiste se ai i kishte goditur të atin.