Moderatori i emisionit investigativ “Stop” ka paditur penalisht aktoren Egla Ceno, aktualisht banore e Big Brother Vip Albania 3.
Ai është shprehur se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar kurrë në jetën e tij aktoren Egla Ceno.
Aktorja pak ditë më parë, gjatë një rrëfimi me banorët hodhi akuza se Saimir Kodra e kishte ngacmuar seksualisht.
Këto akuza janë hedhur poshtë nga moderatori Saimir Kodra, i cili ka marrë masa ligjore ndaj aktores.
“Shihemi në gjyq. Nuk e njoh, nuk e kam takuar kurrë në jetën time”, ka thënë Kodra.
Nga ana tjetër Egla Ceno deklaronte se teksa kishte trokitur në derën e tij për të kërkuar punë ishte përballur me ngacmime.