Disa kohë më parë Rezart Veleshnja vendosi që të “thumbonte” Ermal Mamaqin në lidhje me rolin që aktori i humorit kishte në “2 Gisht Mjaltë 1”.
Sipas Rezartit, edhe pse i ishin premtuar 9000 euro për rolin episodik, ai kishte marrë vetëm 200, teksa me anë të një postimi në Instagram, i bënte me dije Ermalit se priste borxhin prej 8800 eurosh.
Më pas ai e ironizoi Mamaqin teksa ishte i ftuar edhe në një tjetër program, ndërsa vetë Ermali, në “Glamour Zone”, i pyetur për deklaratat e Rezit, tha se ta janë miq dhe se është e vërtetë që është paguar vetëm 200 euro, aq sa e ka pasur në kontratën që ka firmosur.
Ndërkohë, Rezi ka vendosur që “thumbat” ndaj “mikut” të tij t'i vazhdojë, ndërsa këtë herë ka pasur për të thenë dicka në lidhje me filmin “2 Gisht Mjaltë 2”.
Kështu, duke postuar një video, nga një skec i vjetër në “Portokalli”, ku luante së bashku me Bes Kallakun dhe Renada Cacin, ai ironizion Ermalin, duke e akuzuar për “kopje” në filimin e ri, teksa shprehet:
“(Ermal) po të bëj dhe ty tag se i ke qejf këto skenat tona ti, akoma i praktikon. Më vjen mirë që jemi mentorë për ty! Por sot, në këto ditë që jetojmë, vjedhja është art më vete…”