Luiz Ejlli ishte mbrëmjen e djeshme pjesë e “Big Brother VIP”, por si i ftuari special, edhe pse moderatori Ledion Liço me shaka, tha se “ai është banori më i ri”.
Pasi performoi këngën e tij më të fundit “Kce”, Luizi mes batutave u tha banorëve “tani fillon loja”, të cilët u panë paksa të habitur nga hyrja e këngëtarit.
Ledion Liço: “Luizi nga sot është banori më i ri i BBVIP 3”.
Luiz Ejlli: “Tani fillon loja, mos lëvizin sa të marr valixhet”.
Ledion Liço: “U prenë fare”.
Luiz Ejlli: “Kam Kiarën te shtëpia se kisha qënduar. Jeni të mirë, vazhdoni. Kam firmosur një kontratë nuk më lejohet të them asgjë. Ju them me qejf se të gjithë jashtë i kanë bërë flokët tan si ju. Jeni shumë të mirë. Unë vetëm diçka do ju them. Qeshni sa më shumë”.