Ditën e djeshme, teksa ishte i ftuar në “Big Brother VIP”, Luiz Ejllit iu dha mundësia për të komentuar situatat e banorëve.
Këngëtari si fillim u ndal te ndjesia e të qenit opinionist.
Ai tha se Arbri i ka treguar që është një pozicion i vështirë, ndërsa për Zhaklinën u shpreh se komentet e saj nuk i kanë pëlqyer.
Ndërsa pak më parë, një reagim ka ardhur nga Zhaklina.
Ajo ka bërë një postim ironizues për Luizin, ku shkruan:
“Si i quajmë në shqip, ata që paguhen për të bërë një punë që s'dinë t'bëjnë?
1. Te paaftë
2. Bythlëpirës
3. Investim i gabuar”.