Babai i Sara Gjordenit shkaktoi mjaft bujë ditën e djeshme pasi deklaroi publikisht se vajza e tij ka gënjyer për lidhjen me të në rrëfimin e saj.
Me anë të një videoje të gjatë, ai nuk tha fjalët më të mira për Sarën, madje ndër të tjera e quajti me fjalët “mashtruese, intrigante” dhe që “nuk rri dot pa burra”.
Normalisht që këto fjalë të rënda, të një babai drejtuar vajzës së vetë, nuk u pritën aspak mirë nga publiku.
Një reagim publik e bëri edhe këngëtari Flor Mumajesi, i cili i tregoi mbështetjen e tij Sarës teksa me anë të një postimi shkroi: “Në këtë histori je motra ime dhe jo vajza e një njeriu si ky”
Krahas një pjese nga videoja e të atit, këngëtari e cilësoi këtë të fundit si “një e keqe, neveri”.