Luiz Ejlli ka qenë mbrëmjen e sotme pjesë e studios së “Big Brother Vip” për të dhënë mendimet e tij si opinionist.
E si gjithnjë, nuk kishte si deklaratat e tij mos të krijonin bujë.
Kështu ka ndodhur edhe sot, pasi Luizi nuk la pa ngacmuar as Ledionin tek pretendoi se i ngatërroi emrin me atë të Arbanës.
Luizi: A kështu kemi bërë zhurmë edhe kur kemi qenë ne?
Ledion: Arbana më ka thënë më keq.
Luiz: Tani e kuptoj pozicionin e Arbrit kur thotë që ne jemi opinionista dhe e kemi të vështirë. Njerëzit nuk janë kurrë dakord me atë që do e thuash, po ne do e themi. E kuptoj Arbrin por Zhakun jo.
Ledion: Tani mos u bëj dhe ti si ke qenë atëherë brenda shtëpisë, le të përmendim ato që kemi në studio.
Luiz: Ke të drejtë më fal Arba…, Ledion.
Ledion: Një gjë është e sigurt nëse futesh brenda shtëpisë së Vëllait të Madh do ngelesh gjithmonë ashtu!