Luiz Ejlli ka dhënë komentet e tij të para përsa i përket lojës së banorëve të “Big Brother VIP 3”.
Ai u pyet nga Ledioni se çfarë mendimi ka për përplasjen Romeo-Meriton dhe se kujt i jep të drejtë.
Për këtë, Luizi dha një përgjigje ‘të ftohtë' dhe të ‘ashpër', duke treguar si fillim se që të dy banorët janë duke e përdorur këtë situatë për vëmendje
Më pas, Luizi tha: “Ta dija kështu, kisha ardhur në 9:30. Se di pse pse u morrët me këta 35 minuta emision. Po e bëjnë të gjithën për lojë sepse iu ka humbur vëmendja. Momente të bukura në çift nuk kanë dhe çfarë të bëjnë, hajde ti biem njëri-tjetrit”.
Gjithashtu Luizi tregoi se këtë sezon nuk e ka një banor të preferuar, por një personazh po, e ka; Ledion Liçon!