Ledjona Xheladinaj është një nga gazetaret më të njohura të momentit, e cila lufton shkeljet e ligjit.
Mirëpo Ledjona, e cila është aktualisht banore në reality show-n e njohur, “Big Brother VIP”, dikur ka qenë vetë protagoniste në një ngjarje të ndodhur në qytetin e Korçës.
Ju kujtojmë se vite më parë, saktësisht në 2014, Ledjona bashkë me ish burrin e saj, Jurgen Xoxi dhe ish-kunatin e saj, kanë qenë pjesë e një vjedhje. Bëhet fjalë për vjedhje të motorit të një makine në Rezervat e Shtetit.
Në një foto të dërguar në redaksinë e “Lokimagazine”, shihet se Ledjona shfaqet me mbiemrin e ish burrit të saj.
Pjesa tjetër e bashkëpunëtorëve u arrestuan nga policia, ndërsa Ledjona u procedua në gjendje të lirë.