Pas daljes së tyre nga gara, Sara dhe Bardhi ishin pjesë e studios në spektaklin e sotëm në “Big Brother Vip”.
Dyshja kanë qenë protagonistë të disa ngjarjeve jashtë shtëpisë, duke filluar që nga aludimet për gjendjen shëndetësore të nënës së Bardhit e deri tek deklaratat e rënda të babait të Sarës.
Ndërsa Bardhi sqaroi se gjendja shëndetësore e nënës është e mirë, shprehu keqardhjen e tij për komentet negative që kanë qarkulluar në rrjet për Sarën.
Sakaq, Ledioni përfitoi nga rasti për t’i thënë dy fjalë Sarës për situatën e bujshme me të atin e saj.
Moderatori tha se si babai i një vajze, i vjen shumë keq të dëgjojë fjalë të tilla të thëna për një vajzë.
“Jam i pataksur! Një baba të flasë kështu për vajzën e tij…Absurde, qesharake dhe e panevojshme”