Përpara dy dedakash- para se t`i kushtohej aktrimit e më vonë të njihej si princeshë- Elia Zaharia ishte së bashku me Soni Malajn dhe Dorina Nizami pjesë e Spirit Voice, grupi i parë në vend me këngëtare vetëm vajza.
Për katër vjet, grupi pati mjaft sukses derisa vajzat vendosën të ndaheshin e të ndiqnin secila rrugën e saj. Soni nuk iu largua muzikës, Elia zgjodhi të studionte aktrim në Paris, ndërsa Dorina u largua në SHBA.
“Sa herë e takoj është gjithmonë me nisma humanitare dhe në takimin e fundit më tregoi dicka që ishte shumë e bukur. Është e vërtetë në ato që bën dhe i bën me një pasion shumë të madh. Ka idealizmat e saj. Ajo është princeshë në shpirt. Është një vajzë e rrallë me shumë vlera dhe mendoj se Princ Leka nuk do të kishte gjetur dot një vajzë aq mbretëreshë sa ajo,” thoshte pak vite më parë Soni tek “Zonë e Lirë”, duke treguar kështu se vazhdonin të ruanin raporte mjaft të mira me njëra-tjetrën.
Elia tashmë duket me tepër e përqëndruar tek rritja e vajzës.
Së fundmi, ajo u gjend në qendër të një skandali, me përplasjet jo vetëm verbale por edhe fizike me Princ Lekën me të cilin janë në process divorci, përplasje këto që u dokumentuan edhe në një video e cila ende nuk dihet me saktësi se nga kush u bë publike.
Aktorja vazhdon t`i përkushtohet vajzës së saj tre vjecare, ndërsa Princi e gjeti shpejt dashurinë në krahët e fotografes së tij personale, Blerta Celibashi.