Një nga personazhet më të komentuar të edicionit të parë të Love Island Albania, njëkohësisht një nga finalistët, Aleksandros, ka dhënë së fundmi një intervistë për “After Party”.
I pyetur nëse ka hapur edhe ai OnlyFans, ashtu si ish e dashura e tij, Alex u përgjigj me “Jo”, madje as nuk do të hapë kurrë.
Më tej fansat e kanë pyetur nëse është në një lidhje për momentin dhe ai e ka mohuar, duke shprehur se është në një fazë investimi tek vetja.
Kujtojmë se Aleksandros u bë i njohur për publikun pas eksperiencës në “Love Island Albania”.