Luiz Ejlli vazhdon të jetë në majë të motorit të kërkimit, Google, dhe platformës YouTube.
Ka qenë eksperti i sigurisë kibernetike, Besmir Semanaj, i cili në platformën X ka zbuluar se Luiz Ejlli është personazhi më i kërkuar, pavarësisht se Romeo Veshaj është në qendër të vëmendjes për situatat e krijuara në “Big Brother VIP”, përfshirë edhe vëllain e tij Donaldin.
Semanaj shprehet se këtë vit Romeo dhe Donaldi nuk kanë arritur që të tërheqin vëmendjen e publikut ashtu siç ka bërë Luiz Ejlli.
Statistikat e mëposhtme tregojnë që pavarësisht nga prania dhe polarizimi që mund të kenë sjellë Veshajt në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, publiku mbetet i mbërthyer nga personaliteti dhe performanca e Luiz Ejllit në edicionin e kaluar.
Besojmë arsyeja është e kuptueshme.