Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë artisti i njohur Irkenc Hyka, gazetari Andi Vrapi, këngëtarja Nita Latifi dhe ish-banori i shtëpisë së BBV që përfundoi rrugëtimin e tij dje, Silvi.
Ish-banori ka zbuluar në Top Albania Radio më shumë detaje jo vetëm nga eksperienca e tij gjatë qëndrimit brenda në ‘Big Brother’ por edhe nga karriera muzikore dhe projektet që mund të vijnë shumë shpejt.
Gjatë intervistës Elona e pyeti nëse do të qëndronte edhe disa ditë më shumë a do të kishte arritur ai që ta bënte Erjolën për vete?
Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhte në të ardhmen, ndoshta edhe mund të ndryshonte loja komplet.
Teksa po diskutonin në lidhje me banorët që mund të fitojnë edicionin e tretë të Big Brother VIP, Silvi u shpreh se shikon si pretendente Heidin. Ndërkohë që zbuloi gjithashtu se nëse pëlqimi dhe raporti me Erjolën nuk do të kishte vazhduar më tej banorja me të cilën mendon se mund të kishte shprehur pëlqim pasi e ka mbështetur edhe gjatë konfliktit që ka pasur me Gazin ka qenë Roza.
Personi tjetër aty brenda që besoj se mund të kishim pëlqim dhe afrimitet, personi që më ka qëndruar afër ka qenë Roza. Në momentin që ka ndodhur ai konflikti me Gazin, ishte e vetmja që më doli në krahë dhe kuptoheshim shumë mirë me njëri-tjetrin. Nëse nuk do të vazhdonte me Erjolën do të vazhdonte me Rozën.
Silvi gjithashtu tregoi se së shpejti do të sjellë edhe projekte të reja muzikore të cilat janë pothuajse gati dhe ka vendosur që për momentin të qëndrojë këtu në vendin tonë jo në Francë.
Ndërkohë që Andi Vrapi e pyeti nëse mund të jetë një dedikim për Erjolën, do të na duhet të presim edhe pak për ta zbuluar se çfraë është duke përgatitur artisti.