Loredana Zefi po tregon se dashuria e saj për futbollistin e talentuar gjerman, Karim Adeyemi nuk njeh kufij as në distancë dhe as në angazhime profesionale.
Edhe pse me një orar të ngjeshur për shkak të karrierës së saj në muzikë, Loredana po gjen kohë për të mbështetur dhe inkurajuar partnerin e saj në çdo ndeshje.
Shprehja e saj e fundit e dashurisë erdhi përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ku reperja zbulon ndjenjat e saj të forta për Karimin.
“Të dua më së shumti,” shkroi ajo në videon ku shihej duke qëndruar në tribunat e stadiumit. Në pamjet emocionuese, të dy të dashurit shkëmbejnë puthje të zjarrta, me futbollistin që afrohet pranë tribunës për të puthur të dashurën e tij shqiptare.