Në “Pardon my French” me Jonida Aliçkolli dhe Arbër Çepani, e ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë moderatorja Einxhel Shkira.
Përveç kontributit të saj të suksesshëm në fushën e gazetarisë, Einxhel ishte finaliste e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.
Si e komenton ajo marrëdhënien midis Romeo Veshaj dhe Heidi Bacit të krijuar brenda shtëpisë së BBV?
“Për hir të së vërtetës unë mendoj, nga ana e strategjisë nëse e shikoj si një lojtare ose nëse do të isha një lojtare aty brenda, mendoj që zgjedhja e tyre për tu lidhur kaq shpejt ishte e gabuar, sepse e konsumon diçka që ti mund të shesësh aty brenda. Edhe ndoshta nëse ato janë aq lojtarë të fortë dhe e kanë kuptuar këtë gjë, do i duhej një gjë e re për ta mbajtur atë sistemin diellor tek vetja. Dyshoj që është kjo, sepse Heidi pastaj nëse është një aktore aq e mirë, aq e shkëlqyer sa të preket aq shumë nga kjo gjëja pastaj edhe Romeo që qan non-stop, vetëm nëse janë për çmim Oscar që po qajnë kaq shumë për këtë situatën dhe të jetë e stisur. Do të humbin pikë ata për veten e vet nëse do të kuptohej që kjo gjëja është bërë sa për lojë”.
Më tej, ajo shtoi:
“Unë mendoj që nëse kjo ndjenjë që në fillim do të ishte reale, pra unë kam njëpikëpyetje që në fillimin e kësaj gjësë, mendoj që ka një pëlqim dhe e kanë xhan njëri-tjetrin. Por nuk mendoj që është një ndjenjë aq sublime sa mund të superojë ambiciet e tyre individuale.“.