Miku i Heidit, Redi Alizoti, ka qenë së fundmi i ftuar në një intervistë për “Shqipëria Live” nëpërmjet linjës telefonike, ku foli për situatat e fundit që kanë ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Ai u pyet edhe nëse familjarët e Heidit e kanë pëlqyer Romeon. Për këtë Redi u shpreh se duke u nisur nga mesazhi i nënës së Heidit, “ishte e qetë dhe tepër suportive”.
Erjona Rusi: E pëlqejnë familjarët e saj këtë lidhje që pati Heidi me Romeon?
Redi Alizoti: Mua mesazhi mamit të Heidit, mu duk… ishte e qetë edhe pse situata atje brenda ishte pak e rëndë të themi. Ajo ishte e qetë, ishte suportive.
Arjon Muça: Domethënë ishin pro kësaj lidhje përderisa nuk pamë babin e Heidit aty brenda. A ishin pro ndarjes?
Redi Alizoti: Unë mendoj që Heidi është një vajzë e pavarur dhe normalisht ata ia lënë në dorë Heidit.
Arjon Muça: Nuk është dhe aq e pavarur. Po të ishte e pavarur, nuk do kishte bërë bujë ajo që ka ndodhur në Grande Fratello.
Redi Alizoti: Aty ishin rrethana të tjera, që këtu nuk janë.