Edhe pse raporti mes Romeos dhe Jetmirit nisi mirë, mesa duket tashmë marrëdhënia mes tyre është tensionuar.
Në Prime-in e djeshëm u diskutua për dinamikat e tyre gjatë javës, ku nuk u la pa përmendur edhe Meritoni.
Mirëpo në debatin mes dyshe, Meritoni ka mbështetur Jetmirin dhe jo mikun e tij, ku në dhomën e rrëfimit ka thënë:
“Jetmiri e ka matur me dy lëvizje”.
Pasi Romeo e dëgjoi këtë deklaratë të tij ai iu kthye ashpër banorit, duket i thënë se është ushtar i Jetmirit. Kjo situatë solli edhe krisje mes dy miqve.
Madje, në një diskutim me Jetmirin më pas, Meritoni i shprehu hapur zhgënjimin për Romeon.
Meritoni tha se ka qenë ai që i ka krijuar njohje Romeos në Kosovë në kohën kur nuk e ka besuar aksush.
Meriton: Kur s’ja ka dhënë dorën askush, unë ja kam dhënë. Nuk po flas vetëm për këtë. Po flas për profesionalizëm. S’i ka shkuar askush nëpër studio. Kur se ka njohur Prishtinën, e kam sjellë në Prishtinë, e kam njohur me biznesmenë,e kam bërë shok me njerëz që ia ka parë hajrin. Ka edhe gjëra shumë më të thella. S’i ka besuar askush. Kam qenë në televizione që s’i ka qëndruar askush afër. Unë i di vetë reperat kur më kanë marrë në telefon.
Jetmiri: E kuptoj.