Në një reagim të gjatë në Instastory, Sara Gjordeni ka dashur të vendosë pikat mbi “i” për keqpërdorjen që po i bëhet figurës së saj.
Sipas Sarës, mediat e shkruara po bëjnë miliona në emër të saj dhe po i shtrembërojnë deklaratat e saj.
Ajo thekson gjithashtu se është mjaftueshëm e fortë dhe se askush nuk e rrëzon dot, madje që kur ka dalë nga BBVIP, s’ka derdhur asnjë pikë lot.
Reagimi i plotë i Sarës:
“E kuptoj qartë që jam njeriu më i përfolur i momentit dhe kjo vjen me pasoja. Vërtet kam bërë deklarata të forta, por sepse më është kërkuar të flas për të kaluarën time. Askush nuk ka aq guxim të gënjejë në televizione kaq të ndjekura, sepse i bie do kishte probleme të mëdha mendore. Dhe unë, të nderuar komentues, kam kaluar 100 teste nga psikologia e Big Brother dhe jam totalisht top. Mos e vrisni nga kjo anë.
Tjeter gjë që jam e guximshme si dreqi, e tjetër që merren titujt dhe për t’u përhapur lajmi shkruhet në mënyrë skandaloze që të tërhiqet vëmendja. Sa për emisionet, kam një kontratë që duhet ta respektoj dhe t’i frekuentoj, se të ishte për mua rrija ngrohtë në krevat.
Në kurrizin tim po abuzohet në mënyrë makabre! Më kanë bërë ish-a disa meshkuj që as i njoh, duke nisur nga Silvi, duke përdorur familjen time.
E kam të faktuar nga njerëz të fushës që mediat e shkruara po bëjnë miliona në emrin tim. Për familjen dhe sakrificat kanë folur dhe banorë të tjerë, por po shfrytëzohet dhe përdoret vetëm emri im. Gjejeni pse?
Figura ime si femër dhe morali im është përdhosur dhe orientuar negativisht nga persona të caktuar që problemet i kanë personale me mua.
Ama të dini diçka: Që nga dita që kam dalë e deri sot, nuk kam derdhur asnjë pikë lot. Përkundrazi, i kam dhënë forcë nënës sime, Lunës, Bardhit, nënës së tij, motrës, vëllait etj.
Nuk më rrëzoni dot, as me tituj, as me komente, as me akuza, as me fyerje.
Luna ka rritur bishë, jo ngordhalaqe.