Bes Kallaku është shndërruar në nje personazh mjaft të komentuar së fundmi në media.
Ka qenë pikërisht ndarja e shumë përfolur e tij me Xhensila Myrtezaj, për të cilën ende nuk kemi një komunikim nga ana e çiftit.
Pavarësisht situatës së trazuar, Bes Kallaku shfaqet tepër i lumtur në postimet e bëra në Instagram, duke udhëtuar dhe njëkohësisht shumë i angazhuar me koncerte, kryesisht në Itali.
Ditën e djeshme, aktori është bëra qendra e diskutimeve për shkak të një postimi të bërë në profilin e tij zyrtar në Instagram, ku shume ndjekës aluduan se Besi ka fryrë buzët.
Lidhur me këto spekulime, Kallaku ka vendosur që të përgjigjet publikisht në postimin e JOQ, duke ironizuar akuzat.
“Jam bërë synet o JOQ, ja t’jua nis një foto në inbox”, ka shkruar këngëtari, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonat e të qeshurës.