Babai i saj feston ditëlindjen, Rita Ora kthehet pas në kohë dhe i bën urimin e veçantë

Babai i këngëtares së famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, Besnik Sahatçiu feston ditëlindjen.

E në këtë ditë të veçantë për të, artistja ka bërë një postim të bukur në rrjetet sociale, ku e ka uruar të atin me fjalë të ndjera.

Rita është kthyer pas në kohë duke publikuar një foto me babain e saj kur ka qenë fëmijë, dhe krahas saj ka treguar rëndësinë e të atit në jetën e saj.

Ylli me famë botërore zgjodhi një fotografi të përbashkët, kur ajo ishte e vogël, e ulur mbi supet e të atit.

Urime ditëlindjen babi. Je njeriu më i mirë dhe frymëzues. Faleminderit që ke qenë gjithmonë për ne”, ka shkruar Rita bashkëngjitur me foton e postuar në “Instastory”.