Nëse jeni gjithmonë të lodhur, nuk jeni vetëm! 40% e të rriturve në të gjithë botën thonë se lodhja si gjendje i pengon në aktivitetet e përditshme, kjo sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit.
Pra, pse kaq shumë njerëz ndihen të lodhur gjatë ditës?
Ja katër arsyet më kryesore:
#1 Zakonet e këqija të gjumit
Ndërsa ndjenja e vazhdueshme e lodhjes mund të lidhet me shumë faktorë, gjithçka fillon me gjumin e duhur. Gjëja e parë që duhet vlerësuar kur ndërtoni zakone të shëndetshme të gjumit është orari. Gjithashtu, përmbushja e një cikli prej shtatë deri në tetë orë është një element kryesor që ndihmon që ju të ngopeni me gjumë dhe të keni pushuar cilësisht.
#2 Shqetësime nga stresi
Shumë njerëz kanë problem me fjetjen, ose zgjohen shpesh gjatë natës gjë që i bën të ndihen më të lodhur të nesërmen. Shkaku kryesor i shqetësimit gjatë natës për shumë njerëz duket se lidhet me ankthin ose stresin. Nuk është e pazakontë që sistemi nervor i njeriut të ketë nevojë për mbështetje shqisore ndaj depresionit, për të qenë në gjendje të kalojë natyrshëm këtë gjendje.
#3 Mungesa e vitaminave
Lodhja e vazhdueshme mund të shkaktohet edhe nga mungesa e lëndëve ushqyese thelbësore. Marrja e suplemente për të siguruar elementet më të rëndësishme që nuk merren nga ushqimet, por përmes vitaminave janë një qasje e nevojshme nëse nuk doni të ndjeni lodhje gjithë kohën.
#4 Drita blu gjatë natës
Përdorimi i teknologjisë para gjumit mund të ketë ndikim në cilësinë e gjumit. Disa pajisje, veçanërisht ato me ekrane që lëshojnë dritë blu, mund të jenë të dëmshme për gjumin tuaj, por kohët e fundit, teknologjitë duket se edhe mund të ndihmojnë në qetësimin e mendjes dhe relaksimin e zonave të tensionit në trup. Të gjitha këto më pas ndikojnë në një gjumë të mirë dhe cilësor dhe natyrshëm në energji të shtuar për ditën tjetër.