Ledion Liço bëri një koment të papritur gjatë mbrëmjes së djeshme në prime-n e “Big Brother VIP”.
Situata nisi pasi Ledioni ngriti dyshime për raportin Romeo-Heidi, për të cilët u shpreh se nuk e kupton nëse janë ndarë, vazhdojnë ende bashkë, apo po e bëjnë të gjithën për lojë.
Ledioni shtoi më tej se nëse dyshja janë ndarë, faktor mund të ketë qenë ngritja e Heidit në lojë, të cilën Romeo e ka kuptuar dhe nuk ka dashur të qëndrojë në hije.
E teksa Romeo po argumentonte mendimin e tij, Ledioni është shprehur se ndryshe nga vajzat e kaluara që kanë krijuar lidhje dhe kanë ndihmuar djemtë të arrijnë në finale, përmendur këtu Luiz-Kiara apo Beatrix-Donald, Heidi mendon më shumë se ato.
“Në ndryshim nga vjet dhe parvjet, ato goca (Kiara & Beatrix) nuk mendonin sa Heidi”, tha Ledioni.
Kjo deklaratë e Ledionit po komentohet shumë në rrjet.
Megjithatë, moderatori sqaroi më pas edhe njëherë deklaratën e tij, duke thënë se nuk kishte tendencë për të ofenduar apo ulur asnjë nga vajzat.