Që nga momenti që del nga shtëpia, Bardhi intervistohet menjëherë, ku jep disa përgjigjje të cilat kishin të bëjnë edhe me Sarën edhe me familjes e tij, intervistë që u bë publike sot në “Fan Club”.
Gazetarja: Del kështu pa bërë një javë nga dalja e Sarës, si ndihesh Bardhi?
Bardhi: Nuk e di, unë nuk dola për Sarën, dola për mamin, mezi po pres të shkoj ta shoh se si është, dhe para familjes nuk vjen asgjë tjetër.
Gazetarja: Brenda shtëpisë së Big Brother ke bërë deklarata të forta për Sarën, duke e quajtur madje edhe nënën e fëmijëve të tu, a do të të vinte keq nëse familja juaj nuk e përqafon këtë romancë?
Bardhi: Po do të më vinte keq, por do ta takoj familjen së pari se nuk e di ku janë çfarë po bëjnë, si është nëna, ato janë primare për momentin.
Gazetarja: Do të shkoje gjithsesi kundër aprovimit të tyre?
Bardhi: Dua ta di si është nëna, për pyetjet e tjera nuk kam koment.
Gazetarja: I qëndron atyre që the për Sarën aty brenda?
Bardhi: Po, normal që po, se s’ka pse jo.
Gazetarja: Më duhet të cek edhe diçka që edhe në Prime Sara hodhi vazhdimisht dyshime se familja nuk është dakord me lidhjen tuaj, si u ndjeve kur e dëgjove Sarën?
Bardhi: Unë këtë se paskam dëgjuar sepse nuk kam qenë aty, mezi po pres t’i shoh dhe t’i gjykoj në mënyrë të drejtë.
Gazetarja: Sara dhe ti do të jeni bashkë?
Bardhi: Shpresoj dhe besoj që po.