Festë në familjen e Arbana Osmanit/ Babai i moderatores ka ditëlindjen, ja si e uron ajo

Arbana Osmani vazhdon të mbetet një nga moderatoret më të përfolura, edhe pse kohët e fundit ka vendosur të qëndrojë larg ekranit.

Sot është një ditë e veçantë për të, pasi i ati i saj feston ditëlindjen.

Gëzuar ditëlindjen babi, të paça gjithmonë në krahë, si përherë’, e ka nisur kështu Arbana urimin ndaj babait të saj.

Këto fjalë të ëmbla që Arbana ka ndarë me fansat , i ka shoqëruar dhe me një fotografi nga ceremonia martesore, ku në krah qëndron babai i saj, në një nga momentet më të bukura dhe më emocionuese për të.