Mbrëmjen e kaluar, këngëtari i njohur i muzikës shqiptare, Bardhi ka vendosur të ndërpresë aventurën e tij në BBV dhe shkak për këtë është bërë gjendja shëndetësore e nënës së tij.
Gjatë spektalit mbrëmjen e kaluar, vëllai i Bardhit ka ardhur dhe i ka kërkuar këngëtarit, në një transmetim të drejtpërdrejtë të largohet nga shtëpia, pasi nëna e tyre gjendej në spital.
Lidhur me këtë situatë, Sara, e cila ka qenë e pranishme në studio ka ngritur dyshimet se në fakt largimi i Bardhit mund të jetë për shkak të menaxherit të tij, duke lënë të nënkuptohet se familjarët e këngëtarit nuk janë dakord me lidhjen që ai ka krijuar brenda në shtëpi me të.
Pas aludimeve të shumta, mbrëmjen e kaluar ka reaguar motra e Bardhit, Afërdita Idrizi, e cila përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, ka treguar se gjendja e nënës vazhdon të jetë e njëjtë dhe ka shtuar gjithashtu se asnjë fëmijë nuk do përdorte gjendjen shëndetësore të nënës për një lojë.
“Përshëndetje miq dhe familjarë. Ju detyrohem një shpjegim të gjithëve për gjithcka që dëgjova sot në ‘prime’. Gjendja e mamit është e njëjtë. Jam tmerrsisht e dëshpëruar nga fjalët dhe vetëm nga dyshimi, i cili bëhet për nënën, të cilën asnjë fëmijë nuk do e përdorte për një lojë që nuk ka aspak rëndësi në jetën tonë”.
Ky postim është publikuar njëkohësisht edhe nga profili i menaxherit të Bardhit, Jetmir Agaj, i cili është komentuar pafund mbrëmjen e kaluar, se ishte pikërisht ai shkaku që Bardhi ka hequr përfundimit dora nga loja e BBV.