Fifi ishte mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” për të performuar para banorëve. Fifi ishte mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” për të performuar para banorëve.
Ajo dhuroi një super atmosferë duke kënduar disa nga super hitet e saj.
Mes të tjerash, këngëtarja ka kënduar edhe “Jemi dhe s’jemi” të Vesa Lumës.
Gjë që mesa duket nuk është pritur mirë nga kjo e fundit dhe bashkëshorti i saj Big Basta. Big Basta ka publikuar videon e Fifit duke kënduar në BBV, teksa ironizon për të drejtat e autorit.
“Ma dërguat këtë video që po këndon gruaja ime tek Big Brother, por artistja që shumë e respektoj dhe që po këndon live në shtëpinë më të famshme në Shqiptari nuk është gruaja ime … Madje nuk e di as që kjo këngë të jetë e saja … Copyriight Albania”– shkruan ai.
Por pas pak ka dedikuar dhe një postim në InstaStoryn e tij duke dhënë sqarimet e nevojshme.