Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur mbrëmë gjatë spektaklit të BBV.
Bardhi ka lënë shtëpinë e BBV, si pasojë e vizitës së vëllait të tij, ku i tha se nëna e tij nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka nevojë për të.
Nga ana tjetër ka qenë Sara ajo që ngriti aludime për një situatë të stisur nga menaxheri i Bardhit, ndërsa u shpreh se nëse është kështu si ajo mendon, ajo nuk do të heshtë.
Kaq mjaftoi që në rrjet të ngrihen hije të forta dyshimit dhe shumë zhurmë lidhur me këtë situatë kaq të papritur.
Mirëpo, edhe pse u tha se vizita e vëllait të Bardhit ishte e papritur dhe e menjëhershme, një foto e tij ka vazhduar të ngrejë edhe më shumë hije dyshimi, pasi vet Petriti ka postuar një foto në Instastory në ambientet e TCH rreth orës 23:00, ndërsa hyrja e tij në shtëpi ka ndodhur rreth orës 01:00 të mbrëmjes.