Balina Bodinaku edhe pse nuk është më opinioniste e “Big Brother VIP”, jep shpesh mendimin e saj në rrjetet sociale përsa i përket situatave të ndryshme që ndodhin mes banorëve.
Kështu ka bërë sërish gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa u ndal te situata e shumëpërfolur, Heidi-Romeo.
Duke ironizuar produksionin dhe dy opinionistët Arbër-Ori, të cilët ishin në kundërshtim me argumentet e çiftit, si fillim Balina tha: “Analiza jote shumë e saktë Heidi”.
Më pas, Balina postoi një tjetër story ku thotë: “Po u ndanë pra, që të kishim çfarë të flisnim në Prime. Nuk thoni shyqyr”.
Balina u ndal edhe te largimi i papritur i një prej banorëve, Bardhit, pasi u lajmërua nga i vëllai se e ëma e tyre është në një gjendje të rënduar shëndetësore.
“50 e ca ditë djali në atë shtëpi, e fëlliq pikërisjt ai të cilit i ka besuar imazhin”* thotë opinionistja.
Largimi i Bardhit megjithatë pati edhe disa dyshime të ngritura nga partnerja e tij, Sara, e cila tha se nuk dëshiron të thotë një fjalë më shumë, por mendon se e gjithë situata është stisur nga menaxheri i tij.