Sara Gjordeni është eliminuar prej formatit më të ndjekur në Shqipëri ‘BBV3’ mbrëmjen e së martës. Që prej asaj dite, Sara ka qenë pjesë e shumë intervistave, ku ka folur lidhur me eksperiencën brenda shtëpisë, marrëdhënien me banorët etj.
Gjithashtu ajo ka qenë tepër aktive nëpër rrjetet sociale, ku fillimisht bëri një sqarim lidhur me situatën e ndodhur mes saj dhe Françeskës.
Mbrëmjen e së premtes, Sara ka postuar në Instastory një mesazh që mami i Heidit kishte shkruajtur për ish-banoren, me fjalë nga më të bukurat dhe duke i thënë se i ka ardhur shumë keq për eliminimin e saj.
Dhe Sara i është përgjigjur: ‘Ke një vajzë FANTASTIKE! Aq sa njeriun më të shtrenjtë e lash në ‘dorë’ të saj. Emrin e Heidit e kam përmendur në çdo emision si fituese. U kam thënë publikut të mos e nënvlersojë. Të përqafoj fortë dhe të uroj vetëm të mira e që Heidi t’ua gëzojë zemrën!’