Sot aktorja Anna Lika ja ka ndjerë më shumë se kurrë mungesën nënës së saj, Ilda Gjoni e cila humbi jetën 2 muaj më parë.
Në një dedikim prekës në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ajo ka publikuar një foto nga fëmijëria, ku nëna e mban në krah dhe e ka shoqëruar me këngën “Come Mia Madre”, nga artisti italian Giordana Angi.
“Mezi pres të flas me ty
për të marrë frymë përseri
Kërkoj falje nëse nuk të thashë se
sa shumë të dua…”, janë vargjet që ka zgjedhur aktorja.
Ilda Gjoni, u nda nga jeta në një moshë të re, duke lënë pas tre fëmijë.
Ajo humbi betejën me sëmundjen e rëndë. Jo vetëm familjarët, por artist nga gjithë vendi kanë shprehur konsideratat më të larta për Ildën dhe pozitivitetin me të cilin e jetonte jetën.