Fansat e Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet gjithnjë e më shumë po mendojnë se dyshja e famshme janë ndarë pas një romance njëvjeçare.
Ylli i “The Dune: Part Two” 28 vjeç dhe multimiliarderja, 26 vjeç, kanë mbajtur një marrëdhënie larg syve kuriozë, por të dy nuk janë parë së bashku në publik që nga janari, duke bërë që disa nga ndjekësit e tyre të besojnë se kanë shkuar në rrugë të ndara.
Çifti shkaktoi valë tronditjeje kur u shfaqën tejet romantikë në ceremoninë e 81-të të “Golden Globe Awards” në hotelin Beverly Hilton në fillim të janarit, megjithatë ata nuk janë parë më së bashku që atëherë.
Kylie nxiti pa dashje thashethemet e ndarjes kur postoi një video të TikTok të martën, duke e treguar atë duke kaluar rutinat e saj të përditshme me vajzën e saj Stormi Webster, gjashtë vjeçe dhe motrën më të madhe Kendall Jenner, 28 vjeç.
Fansat dhe komentuesit ishin të bindur se postimi ishte një përpjekje për të ‘njoftuar’ një ndarje, duke theksuar se sa mirë po ia del vetë si nënë beqare që rrit dy fëmijë dhe kujdeset për një perandori biznesi gjithnjë në zgjerim.