Në pragun 8 Marsit, Vëllai i Madh i ka dhënë mundësinë të gjithë banorëve të shtëpisë së BBV3, që t’i kërkojnë falje, nënës, gruas, vajzës, motrës etj.
Të mbledhur mbas zjarrit në oborr, banorët duhet t’i kërkojnë falje personat që kanë lënduar, duke treguar arsyen dhe pendesën e tyre.
Julia ka zgjedhur që t’i kërkojë falje vajzës së saj, ku mes lotësh, ka treguar se mund t’ja ketë trazuar fëmijërinë, duke marrë vendime që mund të jenë dukur egoiste por kanë qenë vendime që do i shërbejnë asaj për të ardhmen e saj.
“Për bijën time. Doi doja t’i kërkoja një falje të madhe sepse jam kam trazuar fëmijërinë e saj. Kam marrë vendime që mund të jenë dukur egoiste por asnjëherë nuk i kam bërë për vete. Kam menduar që ato vendime që mund t’i kenë prishur atë rehatinë, atë qetësinë, atë dukjen e bukur të saj për moshën që ka patur. Kanë qenë vendime që do i shërbejnë asaj për të ardhmen të saj. Unë shpresoj që të kem bërë zgjedhjet e duhur.“