Me nisjen e ‘Prime-t’ të sotëm, kanë vazhduar dhe komentet lidhur me debatet e ashpra të cilat kanë përfunduar dhe në prekje fizike mes Françeskës dhe Sarës.
Ka qenë Ledjoni ai i cili fillimisht ka rikujtuar situatën dhe e ka nisur me një mesazh për të gjithë banorët:
“Nuk lejohet në mënyrë kategorike dy njerëz në tualet. Nuk keni pse të hamendësoni çfarë ndodh më pas. Duke qenë se jeni persona nga fusha të arteve, bëhuni pak më origjinal, sesa ato që dëgjuam dhe dëgjojmë vazhdimisht prej jush. Fitojeni këtë ‘Big Brother’ duke ngritur nivelin e asaj që bëni brenda shtëpisë”.