Debati i ashpër mes Sarës dhe Franceskës në “Big Brother VIP” është kometuar shumë nga publiku, teksa sot në mbrëmje pritet që një prej tyre të eliminohet ndërsa tjetra do dënohet.
Rikujtojmë se gjithçka nisi pasi Sara i mbylli derën e tualetit Françeskës, për të cilën u shpreh se ka kërkuar që ta dërgojë veten në nominim bashkë me të.
Mirëpo kjo nuk është situata e vetme që ka bërë Sarën të komentohet mjaft në rrjet. Në një moment ajo është parë teksa ka lejuar Meritonin ti mbështetet, ndërsa Bardhi qëndron jo shumë larg saj.
Për këtë veprim të saj, ka ardhur një reagim nga familjarët e Bardhit. Në llogarinë e Bardhit në Instagram që menaxhohet nga familjarët e tij, janë fshirë të gjitha fotot e përbashkëta me Sarën brenda BBV3.