Mbrëmjen e djeshme të ftuara në studion e “Big Brother Radio” kanë qenë Antoneta Koçi dhe Monika Lubonja, ndërsa Efi Dhedhes dhe Balina Bodinaku nëpërmjet lidhjeve telefonike, ku dhanë mendimin e tyre për debatin e ashpër mes banoreve Sara dhe Françeska brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Rikujtojmë se gjithçka nisi pasi Sara i mbylli derën e tualetit Françeskës. Më pas ajo ka tentuar të dalë dhe në një moment Sara e ka shtyrë, por edhe Françeska ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Por sic thuhet edhe në promo-n e publikuar nga “Big Brother VIP”, kush do të përjashtohet dhe kush do të dënohet mbrëmjen e sotme?
Ish-finalistja e edicionit të dytë të BBV, Efi Dhedhes në lidhje me këtë situatë shprehu qëndrimin e saj dhe tha se:
“Në fillim e kam parë shumë imtësisht pasi janë disa gjëra që nuk duken qartazi, doja të shihja kush e nisi si gjë. Kam parë çdo detaj nga pasqyra DHE kam parë që Sara e ka nisur çdo gjë. Në vija të përgjithshme mund të them që të dyja mund të “dënohen” për sjelljen e tyre kundrejt njëra-tjetrës, por padyshim nëse do të vija dikë përpara ajo do të ishte Sara sepse me thënë të drejtën nuk e kuptoj fare këtë lloj sjellje kaq të shëmtuar”.
Elona: Ti je e mendimit që Sara duhet të përjashtohet pas asaj që bëri?
Efi: Po, po jam shumë e mendimit që duhet të përjashtohet. Pavarësisht se çfarë pasoi mbrapa ne të gjithë e dimë se në fund të ditës njeriu është shkak pasojë. Në momentin që ndizet zjarri atëherë vazhdon situata. Veprimi i Sarës është i pafalshëm fare, aq më tepër që gënjeu mbrapa duke thënë se nuk bëri asgjë.
Elona: Po gjuha e Françeskës? Fjalori i përdorur?
Efi: Është shumë i shëmtuar, unë prandaj e thashë edhe në fillim që i dënoj të dyja sjelljet. Nuk më pëlqejnë absolutisht. Unë jam një konkurrente e cila e di shumë mirë se çfarë do të thotë të bëhesh me nerva dhe të reagosh. Në vija të përgjithshme edhe nga gocat nuk e di nuk kam një lloj komenti pozitiv. Jam shumë e zhgënjyer.
Eni: E sheh Bardhin pjesë të kësaj:
Efi: Mos ma përfshi sepse nuk di çfarë të them për atë çun. (qesh)