Françeska është një nga banoret e “Big Brother VIP” që i kushton shumë rëndësi veshjes së saj.
Këtë ajo e tregoi që në natën e parë që u bë pjesë e realty show-t.
Mirëpo këto veshje të “Miss London 2023” kapin edhe shifra të ‘kripura'.
Në një nga daljet e saj të fundit, Françeska ishte veshur me xhaketë të Dolçe & Gabbana, e cila kushton plot 3650 euro. Gjithashtu, pantallonat e saj shkonin në shifrën e 1350 eurove, këpucë të firmës “MiuMiu” me vlerë 930 euro, ndërsa vathët e Alessandra Rich me vlerë 500 euro.
Pra në total, kjo veshje Françeskës i ka kushtuar 6430 euro.