Jetmir Salaj është bërë pjesë e BBV mbrëmjen e të shtunës.
Ish fituesi i “Big Brother Albania 3” i është bashkuar shtëpisë sërish, ndërsa nuk ka munguar as ironia e Arbër Hajdarit për komentet e tij gjatë BBV2 dhe produksionit të cilin e quante ‘mashtrim’.
Jetmiri u vu gjithashtu nga opinionistët përballë një situate, ku e quajtën fans të Luizit. Jetmiri u përgjigj duke thënë se ai nuk ishte fans por mbështetës i të drejtës, në këtë rast i Luiz Ejllit.
Mirëpo, ndërsa mbështeste Luizin, Jetmiri gjatë BBV2 ka qenë ai i cili më së shumti e ka sulmuar Kiarën në përpjekje për të ulur imazhin e saj.
Ndonëse kërkoi falje publike disa muaj pas përfundimit të BBV2, fjalët e Jetmirit nuk u harruan aq lehtë në opinionin publik dhe janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
“Une jam Kiara: Pretendente per te fituar BBVIP2.
Keshilla ime per ju: Hani veze te skuqur mengjes dreke darke Kurre mos lejoni nje mashkul qe tu dashuroj me shume seç dashuroni ju veten… Teknikat se si te sillni nje mashkull verdalle do i tregoj nje here tjeter Ah se harrova: Une di te lexoj”, shkruante asokohe Jetmiri.
Megjithatë, Jetmiri është kthyer menjëherë në një nga banorët e preferuar të publikut momentalisht, edhe pse ka vetëm dy ditë në shtëpi.