Ermal Mamaqi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, përballë moderatores Ester Bylyku, ku ka promovuar filmin e ri “Dy gisht mjaltë 2” dhe ka folur për jetën e tij përtej dhe në ekran.
Një nga temat në të cilat u ndalua për t’u folur ishte një deklaratë që është bërë më herët nga Rezart Veleshnja sipas të cilit, Ermali i ka 8.800 euro borxh.
“Rezartin e kam mik, bëjmë shpesh humor bashkë dhe është e vertetë që i kam dhënë 200 euro sepse ka pasur një skenë shumë të vogël në film, vetëm 1 orë punë. Por, çdo marrëveshje që bëjmë ne dhe ekipi im bëhet para se të shkohet në sheshxhirim, me kontratë ndaj dhe kundërshtitë duhen bërë para jo pasi mbarojnë xhirimet”, u shpreh Ermali.
Konflikti, që u bë publik nga Veleshnja, por siç Ermali e pranoi tashmë është sqaruar, ka nisur muaj më herët, kur aktori deklaroi se Ermali i kishte premtuar 9,000 euro dhe nga ato i kishte dhënë vetëm 200.
“Nëse do kisha bërë gjëra të tilla jeta për mua do ishte shumë e vështirë. Nuk është e vertetë që t’i kem premtuar këtë shifër”, e mbylli reagimin Ermali.
Kujtojmë se Rezart Veleshnja pas një roli të vogël që pati në filmin “2 Gisht Mjaltë 1”, bëri një postim në InstaStory, që nga shumë u mor edhe si shaka, teksa i drejtohej Mamaqit me fjalët: “Më ke 8800 euro borxh, se 200 m’i dha; 9000 euro ishte roli im. Ermal, të falemenderoj!”.
Më vonë, si i ftuar në podcastin “Albanian Youtubers”, Rezart Veleshnja ironizoi producentin Ermal Mamaqi duke thënë: “Tek Ermali nuk shkoj, se Ermali ka pagesat shumë të larta, dhe më bie të fikët. Është 200 euro për film. Ja 250 kur është ndonjë aktor i madh.”