Së fundmi në rrjet u aludua për një ndarje të Eros Grezda me partneren e tij Ajsel Abazi.
Shkak për aludime u bënë rrjetet sociale, ku dyshja vendosën të mos e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, si edhe fshinë fotot e përbashkëta.
Ndërsa sot, “Panorama” shkroi se arsyeja e ndarjes së çiftit ka qenë tradhëtia.
Mirëpo diçka të tillë futbollisti e ka mohuar përmes një statusi në Instagram. Eros shkruan se jo vetëm që nuk ka tradhëti, por as ndarje.
“Si guxoni të fusni shkrime të tilla duke u bazuar në “follow-unfollow”? Kushdo që ka marrë guximin të shkruajë një titull kaq të rëndë pa të drejtë dhe pa argument ta dijë që ka familjarë që preken nga këto shkrime. As ndarje, as tradhëti s’ka pas por e shoh që ka ardh koha që duhet të hedhësh story për të sqaruar çdo gjë !”-shkruan ai.