Ish-Miss Kosova, por edhe këngëtare, Drenusha Latifi ka bërë një rrëfim tronditës në programin “Kosova Today”.
E përlotur, ajo ka treguar për audiencën e programit realitetin e hidhur me të cilin ka bashkëjetuar për vite me radhë. Latifi tha se ka përjetuar dhunë të tmerrshme fizike nga ish-bashkëshorti.
Ajo tregoi para moderatorëve se dhuna ka ndodhur gjatë bashkëjetesës me ish-bashkëshortin në Suedi.
Ajo çfarë i bën edhe më dramatike këto episode të dhunës është fakti se në banesë çifti ka patur edhe dy fëmijët e tyre të mitur, madje Latifi rrëfeu se në një prej rasteve ish-partneri e ka goditur edhe në prani në nënës së saj.
Latifi kosovare edhe pas divorcit ka pranuar se ka patur sistematikisht dhunë psikologjike nga ana e babait të fëmijëve të saj, për shkak të ‘luftës’ për kujdestarinë e fëmijëve.
Ajo ka ndarë si prova materiale fotografitë dëmtimet e pësuara sipas saj nga dhuna e ushtruar prej ish bashkëshortit.
Bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike përgjatë pushimeve verore në Sarandë, një ditë përpara se vajza e tyre të kishte ditëlindjen.
Sipas saj, gjendja e dhunshme e ish-burrit të saj mund të ishte stimuluar edhe nga substancat narkotike dhe përdorimi i alkoolit.
“Kjo ka qenë dita më e keqe e jetes sime. Ishim në Sarandë me pushime. Një ditë përpara kishte vajza ime ditëlindjen. Ishim në makinë fatmirësisht, u ktheva të marr diçka në dhomë e aty u sulmova fizikisht. Është shumë e rëndë për mua të flas për këtë temë”, ka thënë ajo.
“Prandaj kam qenë shumë e shqetësuar dje, kur sheh një dhunues që flet aq lehtë për diçka që e ka bërë dhe e mohon. Unë nuk besoj se një femër mundet të ndahet prej dikujt se ka qejf.
Asnjëherë nuk ndodh kjo. E kam pasur shumë të vështirë të flas për këtë temë, për këtë nuk kam shkuar as në polici. Ai ka pasur edhe nga substancat narkotike që i ka përdorur, edhe alkooli pastaj në shumicën e rasteve”, tha ajo.